Pas bllokimit të nisjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, Franca ka paraqitur në një dokument ide për reformimin e procesit të anëtarësimit në BE.
Fjala është për një qasje të re në procesin e anëtarësimit “objektivi final i të cilit do të jetë anëtarësimi i plotë dhe i pakufizuar” i shteteve kandidate në BE.
Në dokumentin e punës që Franca e paraqet për diskutim riafirmohet “mbështetja pa ekuivoke për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia i përkasin Evropës, në bazë të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre”, shkruhet në dokumentin francez.
“Anëtarësimi faktik” i këtyre shteteve “sapo të jetë reformuar Bashkimi Evropian dhe të jetë bërë më efikas dhe i aftë të reagojë më mirë për shtetet e tij anëtarë dhe shtetet kandidate do ta bëjnë Evropën më sovrane dhe më të bashkuar”, theksohet më tej në hyrje të dokumentit francez për zgjerimin e BE-së.
Katër parimet e një qasjeje të re
Sipas Francës, “transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale, të nevojshme për një anëtarësim të ardhshëm në Bashkimin Evropian vazhdojnë të jenë shumë të ngadalta dhe përfitimet konkrete për qytetarët në shtetet kandidate mbeten të pamjaftueshme”.
Qasja e re që propozon Franca në dokumentin e paraqitur për diskutim bazohet në katër parime: “në asociimin gradual; në kushte të rrepta; në përfitime të prekshme; në mundësinë e kthimit pas”.
Për sa i përket pikës së parë, Franca kërkon që negociatat të organizohen “në blloqe të politikave, në të cilat do të përfshihen gradualisht shtetet kandidate”.
Kushtet e rrepta “duhet të mundësojnë në plan afatgjatë në mënyrë efektive konvergjencën me normat evropiane në fushën e sundimit të ligjit, por edhe konvergjencën ekonomike dhe sociale”.
Përfitime konkrete për kandidatët gjatë procesit të anëtarësimit do të thotë që të rritet “mbështetja financiare”.
Këto përfitime aktualisht mungojnë, konstaton Franca, gjë që ndikon në mosfrenimin e lëvizjeve migratore.
Ky vend kërkon më tej që BE të ketë mundësinë të tërhiqet nga ky proces, “për të siguruar besueshmërinë dhe atraktivitetin” e procesit.
Me bërjen “më graduale të procesit të anëtarësimit”, Franca kupton që “të mos hapen më njëkohësisht një numër i madh kapitujsh tematikë”, por të ketë “disa faza pasuese, që të formojnë blloqe koherente të politikave dhe një skemë të paracaktuar nga BE, e cila mban parasysh tiparet specifike të secilit kandidat”.
Për të kaluar në fazën pasuese, shtetet duhet “të respektojnë në mënyrë efikase kritere precize”; “radha e fazave graduale duhet të garantojë një ekuilibër të besueshëm midis aftësisë së shteteve kandidate për të marrë pjesë në një politikë, përfitimeve që priten nga këto shtete nga pjesëmarrja në një politikë, dhe nevojës për të ruajtur integritetin e Unionit dhe të politikave të tij”.
Për sa u përket “kushteve të rrepta”, Franca kërkon në thelb adaptimin e “indikatorëve të verifikueshëm thjesht dhe objektivisht” për matjen e kritereve.
Për sa u përket “përfitimeve të prekshme”, pala franceze propozon në dokumentin e punës që të shqyrtohet krahas pjesëmarrjes graduale në politikat e BE “shtimi i mbështetjes financiare”. Për këtë mund të “zgjerohet në vëllim instrumenti i paranëtarësimit”, por që të konsiderohet edhe mundësia që shtetet kandidate të marrin pjesë “të fondeve strukturore që do t’u takonin po të ishin anëtare të BE, bazuar kjo në një rritje graduale në përputhje me fazat që kanë përfunduar dhe reformat”.
Kontrolli i fortë politik
Me futjen e parimit të mundësisë “për t’u kthyer pas”, Franca kërkon që në përputhje me shkallën e dobësisë ose të gabimeve të një shteti kandidat, të shqyrtohet mundësia që nga “suspendimi i përfitimeve të dhëna, te një hap pas në proces ose madje një suspendim i përgjithshëm, po të shkelen vlerat bazë të Bashkimit Evropian”.
Në pikën e “kontrollit më të fortë politik” Franca kërkon që të niset “një reflektim për një artikulim më të mirë midis Procesit të Berlinit, takimeve të nivelit të lartë dhe takimeve të nivelit të lartë BE- Ballkan”.
Në këtë kuadër “mund të mbahet një takim vjetor i Këshillit Evropian me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të trajtuar çështje me interes të përbashkët”.
Franca i kërkon Këshillit Evropian që t’i kërkojë Komisionit të formulojë mbi bazën e ideve franceze, para publikimit të Paketës së ardhshme të Zgjerimit në janar 2020, “propozime për metodën e re (organizimin, procedurat e vendimmarrjes, mekanizmat e monitorimit, rolin e institucioneve të ndryshme evropiane dhe të shteteve anëtare)”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Përplasja Trump-Zelensky ishte “përshkallëzim i nxitur”, thotë Merz i Gjermanisë

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës