LAJMI I FUNDIT:

FPM: Të dorëhiqet Nikolla Gruevski

FPM: Të dorëhiqet Nikolla Gruevski

Forumi i patriotëve mendjelirë dënon ashpër kreun e OBRM-PDUKM-së për siç thonë, matretimin e anëtarësisë për të shpëtuar veten nga krimet që i kanë bërë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, shënimi i organizuar i anëtarëve, kryesisht administratës, për të marrë pjesë në protestë është një tentim i dhunshëm trysnie që duhet patjetër të ndalet.


Forumi i bën thirrje Gruevskit që të dorëhiqet dhe ta lirojë partinë që e ka uzurpuar. Njiherit forumi e thërret anëtarësinë që të mos dorëzohet para trysnive dhe mashtrimeve të kreut të partisë.

Për Forumin e patriotëve mendjelirë, Maqedonia nuk ka nevojë për destabilizim dhe skenare të zeza./Telegrafi/