LAJMI I FUNDIT:

FPM: Gruevski të jep dorëheqje nga partia por edhe nga funksioni si deputet

FPM: Gruevski të jep dorëheqje nga partia por edhe nga funksioni si deputet

Forumi i Patriotëve Mendjelirë (FPM) i bën thirrje ‘patriotiti fals dyftyrësh Nikolla Gruevski’ menjëherë të jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të OBRM-PDUKM dhe funksioni i deputetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Pas amnistimit të të ashtuquajturës Rastet e Hagës, krime kundër maqedonasve në vitin 2001, kjo është një tjetër tradhti e madhe që Gruevski duhet të mbanë përgjegjësi. Pazaret e tyre të ulëta në llogari të interesave të maqedonasve dhe aktrimi i patriotit të remë patjetër të ndërpritet’, thuhet ndër të tjera në komunikatën e FPM-së. /Telegrafi/