Reperi kontrovers Diddy është në gjyq për trafikim qeniesh njerëzore, prostitucion të detyruar, përdhunim dhe sulm seksual, dhe një foto që ai postoi në vitin 2014, të cilën e fshiu shpejt nga profilet e tij në rrjetet sociale, është vënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut.

Në gusht të vitit të përmendur, ai organizoi një festë në Ibiza. Disa nga personazhet e famshëm të paraqitur në foto përfshijnë ish-të dashurën e Diddy-t, Cassie Ventura, Kim Kardashian, Kanye West dhe Kate Moss, e cila me sa duket ishte nën ndikimin e opiateve.


Duke qenë se Diddy është në gjyq për organizimin e orgjive ku detyronte burra dhe gra të prostituoheshin, lind pyetja nëse edhe personazhet e famshëm nga fotografia kanë marrë pjesë në to.

Ai i quante orgjitë "të çmendura". Në listën e të ftuarve ishin edhe Zac Efron, Jared Leto, Paris Hilton, Kendall Jenner, Kris Jenner dhe të tjerë.

Siç dihet, Cassie dëshmoi së fundmi kundër Diddy-t në një gjykatë të Nju Jorkut. Ndër të tjera, ajo deklaroi se në këto festa ai i detyronte prostitutat meshkuj të urinonin në gojën e saj.

"Sean kontrollonte shumë nga jeta ime, qoftë karriera ime, stili im i veshjes... Gjithçka, gjithçka", tha ajo. /Telegrafi/