LAJMI I FUNDIT:

Fotografia që “ka brenda” 147 miliardë dollarë (Foto)

Fotografia që “ka brenda” 147 miliardë dollarë (Foto)

Dhjetëra njerëzit më të pasur në botë u mblodhën në një takim të organizuar nga Forbes në qendër të Manhatanit të martën në mbrëmje.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, edhe Warren Buffett, i cili vlen rreth 58.2 miliardë funte, u bashkua grupit pas një ftese miliarderëve dhe milionerëve për të festuar 100 vjetorin e revistës.


Ndër ata që u bashkuan me të në skenë ishin miliarderët: Hamdi Ulukaya, CEO i Chobani me vlerë 1.3 miliardë funte; Manjati i Vegas, Steve Wynn, CEO i Wynn Resorts, me vlerë 2.3 miliardë funte; tregtari ndërkombëtar i artit Larry Gagosian, me vlerë 685 milionë funte.

Në një kalkulim të bërë nga mediat britanike për njerëzit që gjendeshin në një fotografi të përbashkët tregon se vlera e pasurisë së tyre arrin në rreth 109 miliardë funte, që i bie rreth 147 miliardë dollarë.

Ata ishin pjesëmarrës në ngjarjen e organizuar në Pier Sixty në New York City për të festuar 100 vjetorin e revistës së biznesit, si dhe në një samit vjetor të filantropisë që ishte mbajtur më parë atë ditë. /Telegrafi/