Një grua nga Minnesota, SHBA, ka arritur të shkrep një fotografi të pazakontë.

Në shikim të parë duket sikur dallgët e detit do të bien mbi rrugë, por në fakt ishin retë që ishin grumbulluar dhe kishin formën e dallgëve, transmeton Telegrafi.


Gjithçka filloi kur Theresa Birgin Lucus nga Bemidji po udhëtonte me veturë për në Rochester, kur një stuhi filloi dhe retë u bënë më të shpeshta.

Nga frika se mund të ndodhë diçka me të, e bija e saj vazhdimisht i telefononte për ta pyetur nëse është gjithçka në rregull.

1 316

“Ajo po çmendej dhe për ta bindur se nuk jam larg shtëpisë shkrepa një fotografi. Doli të jetë një fotografi shumë interesante, që e vërejti bija ime që më pas e shpërndau nëpër rrjetet sociale”, tha ajo.

Nga publikimi i fotografisë, në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet, dhe për pak kohë fotografia u shpërnda gjithandej. /Telegrafi/