Fotografi Rromir Imami: Investoni në edukim dhe mbindërtim profesional, jo në aparate fotografike
Thonë se një fotografi flet më shumë se një mijë fjalë. Fotografia i mban kujtimet të gjalla, sepse ngrin një moment që zgjat tërë jetën. Shumë njerëz kanë kamera vetëm për këtë arsye. Kur shkrepni një fotografi, ju kapni jo vetëm skenën, por ndjenjën dhe emocionin. Pothuajse kudo që shkoni, jeni të ndikuar nga një fotografi. Ju ose keni qenë personi pas kamerës, ai që fotografon, ose ai që qëndroni para një fotografi, qoftë profesionist apo amator. Në nga arsyet e shumta për rëndësinë e fotografisë është fakti se ajo ngadalëson ritmin e shpejtë të jetës. Nistori ka zgjedhur të flasë për fotografinë me një artist të veçantë. Rromir Imami, fotografi i fytyrës.
Një fotograf portreti ka shumë fuqi për të vendosur se si dëshiron që audienca të ndihet kur shikon një portret. Rromiri nuk përjashton sfidën kur dikush ulet përpara aparatit fotografik, por në të njëjtën kohë, sipas tij, ka edhe kontrollë.
“Fotografi, relativisht ka kontrollë të madhe, por pjesë përbërëse e fotografisë nuk është vetëm fotografi, as aparati, por edhe personi të cilin e fotografon. Është një kombinim, një valle, një bashkëpunim ndërmjet të triave. Këtu është edhe elementi i atij të cilin e konsumon fotografinë. E ke fotografin i cili është ideatori, subjektin të cilin e fotografon prej të cilit pritet një mënyrë bashkëpunimi, një lloj hapje, një komunikim dhe shikuesi i fotografisë, portretit me mënyrën si ai e konsumon. Është një lojë interesante ndërmjet të triave”, shprehet Imami për Nistori.
Ai thotë se fytyra është një pjesë e trupit e cila jo domosdoshmërisht lidhet me portretin. Nuk mundesh lehtë të bësh portretin, përderisa nuk ke gatishmërinë e subjektit – personin të cilin e fotografon.
“Komunikimi është pjesa kryesore gjatë procesit të një portreti. Shkrepja është akti i fundit. Akti ku ti përpiqesh ta ngrish atë moment. Komunikimi është më thelbësor gjatë krijimit të një portreti. Komunikimi ndërmjet fotografit dhe subjektit, komunikimi i asaj ku ti si fotograf dëshiron ta komunikosh para opinionit. Ndoshta 90% e portretit është më tepër komunikim se pjesë teknike”, thekson Imami.
Ai preferon të mendojë për shkrepjen e ardhshme se sa të kujtojë shkrepjen e parë. Gjithsesi, shkëndija e parë si talent i fotografisë ka ndodhur në lëndën Baza teknik, kur ka bërë shkrepjen në klasë, paralelisht me zhvillimin e shiritit filmik.
Duke u rrethuar nga familjarë që janë marrë me muzik, ai muzikant nuk është bërë, pasi vesh për muzik nuk ka pasur, por shprehjen artistike ka vendosur ta zhvillojë në fotografi.
Çfarë ka dëshirë t’i japë fotografia Rromiti, para apo lumturi! Ai thotë se nuk mund të përjashtohen asnjëra.
“Prej kësaj si e shoh tani, unë nuk do t’i përjashtoja asnjërën dhe as tjetrën. Ideale është një balancë. I shoh si amalgam i përshtatshëm, të dyja të kombinohen dhe jo të përjashtojnë njëra-tjetrën. Kur punon si fotograf profesional, duhet ta shohësh edhe atë mirëqenien financiare e cila jo domosdoshmërisht do të bën rob të parasë, por do të japë një hapësirë për të investuar në gjëra tjera, kohë me fëmijët dhe familjen”, pohon Imami.
Ai shton se fotografia është më tepër një ilaç për vetë fotografin se sa për botën, është një përmbushje individuale.
Imami i këshillon fotografët e rinj që të investojnë në edukim artistik dhe mbindërtim profesional. Jo domosdoshmërisht pajisja teknike më e re të bën fotograf apo të mundëson lirinë artistike. Sipas tij, po i pate konceptet bazë, ti mund të realizosh një fotografi të bukur edhe me një foto aparat më të vjetër.
Projektet e tij të ardhshme do të jenë përtej fytyrës, ku fytyra jo domosdoshmërisht është elementi kryesor i portretit.
Çka nëse Rromiri nuk do të ishte fotograf?
“Nëse nuk do të isha fotograf! Do të isha përsëri fotograf”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë