LAJMI I FUNDIT:

Fotografi amerikan dëmshpërblehet me 1.2 milion dollarë – një kompani shfrytëzoi pa leje imazhin e një pëllumbi që e kishte bërë ai

Fotografi amerikan dëmshpërblehet me 1.2 milion dollarë – një kompani shfrytëzoi pa leje imazhin e një pëllumbi që e kishte bërë ai

Një kompanie detyrohet të paguajë një dëmshpërblim prej 1.2 milion dollarëve pasi shfrytëzoi një fotografi në mënyrë të paautorizuar të një pëllumbi për më shumë se një dekadë.

Të mërkurën, një juri federale në Los Angelos, Kaliforni vendosi që “Bird B Gone” i detyrohej fotografit Dennis Fugnetti, shumën e mahnitshme për shfrytëzim pa autorizim të fotografisë.

Në vitin 2019, fotografi Fugnetti ngriti një padi për shkelje të së drejtës së autorit kundër “Bird B Gone”, një kompani që shet thumba të destinuara për të zmbrapsur zogjtë.


Sipas Law360, Fugnetti kishte pohuar se “Bird B Gone” kishte vazhduar të promovohej duke përdorur një fotografi të një pëllumbi në mes të fluturimit që kishte shkrepur për kompaninë me bazë në Kaliforni në vitin 1999.

Avokatët e Fugnettit pohojnë se “pas marrjes së padisë, [Bird B Gone] shkatërroi të gjithë paketimin që shfaqte imazhin e pëllumbit fluturues”.

Megjithatë, avokatët e “Bird B Gone” pretendojnë se fotografi i kishte dhënë kompanisë të drejtën për të vazhduar shfrytëzuar imazhin.

Avokatët e Fugnettit tani përfaqësojnë vajzën e Fugnettit pas vdekjes “të papritur” të fotografit në vitin 2019.

Një jurie federale iu deshën tre ditë për të vendosur t’i jepte 1.2 milion dollarë Fugnettit pas një gjykimi civil.

Në një deklaratë të gjatë për të festuar fitoren, avokatët e Fugnettit thonë se “vajza e tij “u bë dukshëm emocionuese, duke u përlotur pasi u bë e qartë se [ajo] kishte fituar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Evropa
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Bosnja
Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Botë
Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

Serbia
Kalo në kategori