LAJMI I FUNDIT:

Fotoekspozitë “Përjetësisht në memorien shqiptare”, me thirrje për të rinjtë që mos ta braktisin Kosovën

Fotoekspozitë “Përjetësisht në memorien shqiptare”, me thirrje për të rinjtë që mos ta braktisin Kosovën

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, nëpërmjet fotoekspozitës “Përjetësisht në memorien shqiptare”,  në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, ka kujtuar 32 vjetorin e themelimit të saj.

Kryetari i kësaj shoqate, Jahja Lluka, për Telegrafin tha se qëllimi i kësaj fotoekspozite është që ta ngritë vetëdijen për mos ikjen e të rinjëve nga Kosova – e po ashtu të mos harrohet edhe historia e shqiptarëve të Kosovës.


“Qëllimi i kësaj ekspozite mundet të thuhet me dy fjalë “Përjetësisht në memorien tonë”, që të mos ta harrojmë të kaluarën e cila për popullin shqiptar ka qenë shumë tragjike. Me qindra e mijëra njerëz të larguar në bazë të projekteve serbe dhe ne kemi bërë përpjekje që t’iu shpjegojmë njerëzve që qëllimi kryesor i serbisë është që Kosova të mbetet pa shqiptarët ”, deklaroi Lluka.

Jahja Lluka – Kryetar i SHKSH-së, Foto: Ridvan Slivova

Lluka shtoi se shoqata të cilën ai e drejton ka organizuar 660 tubime kundër ikjes së të rinjve nga Kosova.

“Ne kemi themeluar lëvizjen kundër ikjes. Po ashtu kemi organizuar 660 tubime nëpër të gjitha fshatrat e Kosovës për t’iu shpjegu njerëzve që duhet të qëndrohet në Kosovë”, tha Lluka.

Anëtari i kësaj shoqate Mulla Xhevat Kryeziut, tha se kjo fotoekspozitë e tregon më së miri tmerret dhe persekutimet që i ka bërë Serbia në Kosovë.

“Kjo ekspozitë më së miri e tregon gjendjen faktike historike, vuajtjet dhe persekutimet dhe ato tmerre që i ka bërë Serbia, mund të shihen këtu. Unë jam pjesë e kësaj shoqate dhe kemi punuar e po ashtu edhe jemi angazhuar për ta ndalë shpërnguljen. Por presioni i Serbisë ka bërë që shqiptarët të largohen nga trojet e veta”, theksoi mulla Kryeziu.

Mulla Xhevat Kryeziu – anëtar i shoqatës SHKSH, Foto: Ridvan Slivova

E Mulla Xhevati kishte edhe një mesazh, të cilin dëshironte ta përcillte tek të gjithë ata që e shikojnë këtë fotoekspozitë.

“Mesazhi im le të jetë, që unë apeloj te rinia shqiptare ta duan atdheun e vet, të mos shpërngulen sepse Kosova ka resurse që të mbesim gjallë këtu dhe për tu bërë Zvicër apo Gjermani. Këtu e kemi të ardhmen këtu e kemi mirësinë, këtu e kemi kombin dhe këtu duhet të shërbejmë dhe të kontribuojmë”,  u shpreh Kryeziu.

Fotoekspozita “Përjetësisht në memorien shqiptare”, Foto: Ridvan Slivova

Kurse Igballe Vokshi pjesëmarrëse në këtë fotoekspozitë, thotë që në ato foto të ekspozuara e gjen veten, duke ia kujtuar peripecitë e kaluara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“ Kjo është një histori e shqiptarëve për të cilën qëllimi i armikut ka qenë të t’i përjashtojë të gjithë shqiptarët nga Kosova. Koha po kalon por ka raste të cilat duken shumë të reja në memorien tonë. Ne vet i kemi përjetuar këto momente kur na kanë dëbuar. Unë e gjej veten këtu në këtë foto. Kjo është foto që personalisht nuk jam këtu por e kam përjetu këtë ngjarje këtu në  stacionin e trenit në Prishtinë. Ku për kohë të gjatë kemi pritur për me hip në tren dhe me na dëbu nga Kosova”, përfundoi Vokshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori