LAJMI I FUNDIT:

Formulë e verifikuar mode: Jennifer Lopez e di si të bartet trendi aktualisht më i popullarizuar!

Formulë e verifikuar mode: Jennifer Lopez e di si të bartet trendi aktualisht më i popullarizuar!

Për shëtitje nëpër rrugët e New Yorkut ka zgjedhur kombinimin e rehatshëm, por njëherësh edhe shumë trendi

Me ngjyrën e zezë kurrë nuk gaboni, e zeza është variant i sigurt në të cilin secila femër duket shkëlqyeshëm, transmeton Telegrafi.


Pos që të gjithave u rri mirë, figura në veshje të tillë duket më e hollë.

Pantallonat e lëkurës dhe përgjithësisht të gjitha pjesët e veshjeve nga lëkura janë shumë aktuale, andaj edhe në atë kuptim ka bërë zgjedhje të shkëlqyeshme.

Nuk është për t’u çuditur që në disa muajt të fundit përfshihet në radhët e femrave të veshura më së miri.

Jennifer pantallonat e lëkurës i ka kombinuar me fanellën me fyt dhe pallton e gjatë në të njëjtën ngjyrë.

Gjithë kombinimin e ka plotësuar me atlete të bardha.

Veshje ideale për ato ditë kur nuk dëshironi të shpenzoni shumë kohë në idetë për kombinime të re të veshjeve.

Në këtë formulë mode të verifikuar do të dukeni moderne, me shtat të hollë, ndërkaq do të ndiheni rehat. Nuk ka mundësi të jetë më mirë, apo jo? /Telegrafi/