LAJMI I FUNDIT:

Formohet Shtab Qendror Zgjedhor i Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi

Formohet Shtab Qendror Zgjedhor i Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi në takim ka konfirmuar Propozim program për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ka formuar Shtab qendror zgjedhor, me të cilin do të udhëheqë Dragana Bukilica, përcjell Telegrafi Maqedonia.


Nga koalicioni, të cilin e përbëjnë Lidhja Demokratike, FRODEM. DEMOS dhe MORO – partia punëtore, sot njoftuan se janë përcaktuar për fushatë pozitive parazgjedhore dhe se do të japin kontribut për krijimin e kushteve për zgjedhje korrekte, demokratike dhe të besueshme.

Në takim është dakorduar të përshpejtohen të gjitha aktivitetet rreth zgjedhjeve të ardhshme dhe të fillojë procedurë për propozim të kandidatëve për deputet.

Koalicioni njoftoi se qëndrojnë të hapura për bashkëpunim për bashkim, por siç theksojnë, në përcaktime parimore programore: për ndryshime sistemore dhe përgjegjësi për kreatorët e krizës, luftën kundër korrupsionit dhe stabilizim afatgjatë të vendit. /Telegrafi/