LAJMI I FUNDIT:

Formohet grupi i punës për çështjen e pensionit më të ulët në Maqedoni

Formohet grupi i punës për çështjen e pensionit më të ulët në Maqedoni

Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për formimin e Grupit të punës për shqyrtimin e propozimeve për çështjen e pensionit më të ulët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe pakon e masave për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve dhe e miratoi Vendimin për formimin e Grupit të punës, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Grupi i punës për shqyrtim të propozimeve për çështjen e pensionit më të ulët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe pakon e masave për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve është obliguar të dorëzojë në Qeveri një propozim të qëndrueshëm adekuat dhe financiar për pensionin më të ulët dhe propozim masat për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve.


Ndryshe, ditë më parë pensionistët në RMV dolën në protesta duke kërkuar rritje të pensioneve. Ata thanë se është e pamundur të mbijetohet me pension minimal prej 9 mijë denarëve (150 euro). Pensionistët theksuan se do të vazhdojnë me protesta nëse nuk pranohen kërkesat e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori