Task forca për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve ka miratuar rregulloren e punës, si dhe ka formuar bordin këshillëdhënës për pylltari.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Bujqësisë, aprovimi i këtij dokumenti dhe formimi i bordit është bërë sot gjatë takimit të tretë më radhë të kësaj task force, në të cilin kanë marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera qeveritare, që janë pjesë përbërëse e kësaj Task Force.
Me këtë rast, ministri Faton Peci i ka vlerësuar shumë të rëndësishme aprovimin e këtyre dokumenteve për sektorin e pylltarisë, pasi që sipas tij, tashmë po përcaktohet roli i task forcës si një organ ndërinstitucional për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve.
“Ministria e Bujqësisë tashmë e ka prioritizuar sektorin e pylltarisë, përmes hartimit të politikave të duhura pyjore. Në këtë drejtim kemi krijuar Task Forcën për Pyje, si dhe kemi aprovuar në Qeveri Ligjin e ri për Pyje dhe i njëjti është proceduar në Kuvend. Po ashtu kemi hartuar Strategjinë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022 – 2030, e cila tanimë gjendet në zbatim. Hartimi dhe aprovimi i të gjitha këtyre dokumenteve përcjellëse do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe menaxhimit të sektorit të pylltarisë”, ka thënë ministri Faton Peci, duke shtuar se do të vazhdojnë edhe përmes projekteve dhe hapave të tjerë për avancimin e sektorit të pyjeve në Kosovë.
Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se në kuadër të pyllëzimeve, MBPZhR-ja deri më tani ka pyllëzuar 309.30 hektarë apo 773,321 fidanë. Ndërkaq, misioni i FAO-s në Kosovë ka pyllëzuar 50 hektarë apo 140 mijë fidanë.
Ndryshe, bordi pyjor këshillëdhënës, i cili u votua sot në këtë takim, ka për mandat ofrimin e këshillave për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet vartëse të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi