LAJMI I FUNDIT:

Formimi i qeverisë, pesë shtetet perëndimore ftojnë liderët e Bosnjës për kompromis

Formimi i qeverisë, pesë shtetet perëndimore ftojnë liderët e Bosnjës për kompromis

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Gjermanisë në Bosnje dhe Hercegovinë thanë në një deklaratë të përbashkët, se partitë politike duhet të arrijnë një kompromis dhe konsensus në mënyrë që të formojnë një qeveri të re në nivelin qendror.

“Vendimi për të shtyrë seancën e djeshme të Presidencës së BeH thekson nevojën për kompromis dhe ndërtimin e konsensusit midis partive politike dhe udhëheqësve në BeH,” thuhet në deklaratë.

Ambasadat e pesë vendeve theksuan se mbeten të përkushtuara për të siguruar paqen dhe stabilitetin që do të sjellë prosperitet për të gjithë qytetarët e BeH.


“Formimi i një qeverie dhe përparimi i vazhdueshëm drejt reformave që janë në përputhje me qëllimet dhe angazhimet ekzistuese të politikës së jashtme, janë hapat kryesorë të ardhshëm për BeH dhe të ardhmen e saj. Liderët politikë duhet të respektojnë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e BeH”, thuhet në deklaratën e pesë vendeve perëndimore, e cila ka marrë mbështetjen e delegacionit të BE-së në Sarajevë, transmeton KosovaPress.

Liderët e SDA, SNSD dhe HDZ kanë arritur më parë një marrëveshje mbi formimin e qeverisë në nivelin qendror, por miratimi i Planit Vjetor Kombëtar (ANP), që do të thotë aktivizimin e Planit të Veprimit për Hyrjen në NATO, është shfaqur si një pengesë për realizimin e marrëveshjes.

Anëtarët e Presidencës kroate dhe boshnjake Zhelko Komshiq dhe Sefik Xhaferoviq, thanë se nuk do të mbështesin zgjedhjen e Zoran Tegeltija (SNSD) si kryetar i Këshillit të Ministrave, nëse ANP nuk miratohet fillimisht, duke u thirrur në një vendim të Presidencës nga viti 2009, me të cilën kërkohet anëtarësimi i vendit në NATO.

Sidoqoftë, anëtari i tretë i Presidencës së BeH nga radhët e serbëve, Milorad Dodik, paralajmëroi se nuk do të mbështesë miratimin e ANP, duke u thirrur në rezolutën e Asamblesë të Republikës Serbe ‘mbi neutralitetin ushtarak të Bosnjë dhe Hercegovinës’.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Kalo në kategori