LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Bayern Munich në sezonin 2022/23 pas transferimit të Sadio Mane dhe të tjerëve

Formacioni i mundshëm i Bayern Munich në sezonin 2022/23 pas transferimit të Sadio Mane dhe të tjerëve

Sadio Mane së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Bayern Munich, pasi klubi gjerman veçse ka arritur marrëveshje transferimi me Liverpoolin.

Të premten u zbulua se Liverpooli kishte nënshkruar një marrëveshje prej 35 milionë funtesh që do ta shihte yllin senegalez të kalojë në Bundesliga.

Pasi u bashkua nga Southampton për 33.5 milionë funte në vitin 2016, Mane i ka kaluar gjashtë vitet e fundit duke luajtur si anësor në Anfield. Megjithatë, duket se nuk ka gjasa që ai të përmbushë të njëjtin rol në Allianz Arena sezonin e ri.


Realiteti është se kampionët në fuqi të Gjermanisë janë të mbushur plot me opsione në krahët e sulmit dhe Mane duket se do të luajë një rol më qendror në ekipin e Jules Nageslmann.

Bayern Munichu planifikon ditën e testeve mjekësore për Sadio Mane
Lexo po ashtu Bayern Munichu planifikon ditën e testeve mjekësore për Sadio Mane

Mane si zëvendësues i Lewandowskit?

Pavarësisht se ka një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale, golashënuesi i lindur i Bayernit, Robert Leëandoëski, ka deklaruar se koha e tij me klubin ka mbaruar.

Kapiteni 33-vjeçar polak me sa duket e ka zemrën të vendosur për një transferim te Barcelona, megjithëse kërkuesit e tjerë mund të hyjnë ende në garë për nënshkrimin e tij.

Pavarësisht se ku qëndron e ardhmja e Lewandowskit, duket gjithnjë e më shumë gjasa që ai të mos kthehet më për Bayernin.

Shënues i 35 golave ​​në 34 ndeshje të Bundesligës sezonin e kaluar, një largim i Lewandowski do t’i linte trajnerit të Bayernit, Nagelsmann, me një boshllëk serioz për të mbushur.

Për fat të mirë, Mane ka dëshmuar tashmë aftësinë e tij në një pozicion qendror për Liverpoolin, pasi u detyrua të futej nga ana e majtë në qendër kur Luis Diaz mbërriti në Anfield në janar.

Formacioni i mundshëm

Përveç Manes, Bavarezëve tashmë i janë bashkuar edhe mbrojtësi i djathtë maroken Noussair Mazraoui dhe mesfushori holandez Ryan Gravenberch nga Ajaxi.

Megjithatë, vetëm Mazraoui pritet ta zë vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes së bashku me Alphonso Davies në të majtë dhe dyshen franceze Dayot Upamecano dhe Lucas Hernandez në qëndër. Në portë sigurisht së Manuel Neuer.

Mesfusha qendrore pritet të perbehet nga Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka me Gravenberch që mund ta ketë jetën më të vështirë në Allianz Arena dhe mund të duhet të tregojë durim përpara se të fitojë vendin e njërit nga gjermanët.

Pjesa e treshes sulmuese pas qendërsulmuesit Mane pritet të formohet nga Serge Gnabry në të djathtë, Thomas Muller në mes dhe Kingsley Coman në krahun e majtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Kalo në kategori