Superliga e ka mbyllur javën e 10-të me ndeshje tejet interesante, ku nuk munguan edhe fitoret e mysafire, por edhe ankesat në gjykim.

Gjilani fitoi ndaj Feronikelit si mysafirë (2-1), ndërsa Drita e mposhti Ballkanin duke e rrëzuar nga froni (2-0).


Prishtina fitoi si mysafir i Ferizajt (2-0), ndërsa Llapi triumfoi në shtëpi ndaj Trepçës ’89.

Dukagjini e ka marr fitoren e dytë sezonale duke e mposhtur Vushtrrinë (1-0), ndërsa Flamurtari dhe Drenica e kanë mbyllur ndeshjen në barazim.

Telegrafi ka zgjedhur më të dalluarit e javës duke i futur në një formacion.

Portier

Ndoshta është portieri më në formë këtë edicion. Kenan Haxhihamza edhe njëherë tregoi se është nj nga pikat më të forta të Gjilanit, duke bërë pritje të jashtëzakonshme ndaj Feronikelit.

73251422 504252523494102 4391098246156517376 o

Mbrojtja

Në të djathtë vendoset Ardian Limani që pati paraqitje të mirë ndaj Ballkanit në qendër dyshja ‘heroike’ e Gjilanit, Franc Veliu dhe Ylber Kastrati që shënuan të dy gola.

73357370 505296253389729 8592389586716459008 o

Në të mjatë tjetër golashënues, Benjamin Emini i Llapit, që në ndeshjet e fundit luajti si mbrojtës i djathtë.

Mesfusha

Qemail Elshani i Drenicës ishte lojtari që prodhoi më së shumti për Drenicë ndaj Flamurtarit, por fati nuk ishte me të. Po ashtu një vend në mesfushë e fiton edhe Lorik Boshnjaku që tregoi paraqitje shumë të mirë ndaj Ferizajt.

73202624 10158305839543538 5183515876862722048 o

Më të avancuar janë Meriton Korenica, Altin Merlaku dhe Izair Emini, që të tre vendimtarë në fitoret e skuadrave të tyre.

74469303 10158305828283538 5224462458680246272 o

Sulmi

I vetëm është Labinot Osmani. Sulmuesi i njohur kthehet protagonist pas nj kohe, duke shënuar dy herë.

72869296 10157558618287243 4826138648959254528 o

Edhe pse Superliga është forcuar dukshëm, kjo nuk i bën përshtypje ‘Labit’ dhe specialiteti i tij mbeten golat.

Trajneri i javës

Kjo shkon për Gentian Mezanin e Gjilanit. Një fitore e madhe si mysafir ndaj kampionat aktual, në një ndeshje që ishte në disavantazh.

auto Mezani1555396554

Madje skuadra e tij vuajti edhe nga disa episode, siç ishte një penallti e pa dhënë, por shumë e komentuar. /Telegrafi/  

Formacioni 

73361323 2397751057209588 814420383091392512 n

telegrafi sport app