LAJMI I FUNDIT:

Formacioni fantastik i Chelseat për sezonin e ri, nëse Lampard kompleton tri shënjestra të tjera

Formacioni fantastik i Chelseat për sezonin e ri, nëse Lampard kompleton tri shënjestra të tjera

Chelsea mund të jetë shumë e zënë në afatin kalimtar të kësaj vere, pasi po tenton t’i transferojë disa lojtarë.

Willian, Olivier Giroud, Pedro, janë vetëm disa lojtarë që pritet të largohen nga Stamford Bridge, derisa Frank Lampard dëshiron t’i zëvendësojë ata.

Hakim Ziyech tashmë është lojtar i Chelseat, pasi e kompletoi kalimin nga Ajaxi në muajin shkurt, derisa vazhdon të jetë i huazuar.


Por, Lampard nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe po tenton të transferojë edhe Philippe Coutinhon nga Barcelona që po ashtu është në huazim te Bayern Munichu.

Në listën e legjendës angleze është edhe Pierre Emerick-Aubameyang që ka refuzuar të vazhdojë kontratë me Arsenalin, gjersa transferimi i tij mund t’u kushtojë bluve rreth 60 milionë euro.

Dëshira e Lampardit është që të transferojë edhe Ben Chilwellin nga Leicesteri, ndërsa lojtari është i gatshëm që të fillojë një aventurë të re në Ligën Premier.

Chelsea ka fonde të mjaftueshme për transferimin e këtyre lojtarëve, pasi kanë shitur Eden Hazardin dhe disa lojtarë të tjerë, ndërsa nuk kanë transferuar lojtarë për dy afate.

Formacioni i mundshëm i Chelseat për sezonin e ri: Kepa, James, Rudiger, Zouma, Chilwell, Jorginho, Kovacic, Kante, Ziyech, Coutinho, Aubameyang. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit që vlen 75 milionë euro

Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit që vlen 75 milionë euro

Premier League
Barcelona planifikon të nënshkruajë me një sulmues anësor dhe një mbrojës krahu këtë verë

Barcelona planifikon të nënshkruajë me një sulmues anësor dhe një mbrojës krahu këtë verë

La Liga
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

La Liga
PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

Ndërkombëtare
Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

La Liga
Kalo në kategori