Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Liverpooli në kryendeshjen e javës

Në Stamford Bridge, Chelsea dhe Liverpooli zhvillojnë kryendeshjen e javës së 21-të në Ligën Premier.
Dy skuadrat janë në garë për titullin e kampionit të Anglisë, megjithëse kanë mbetur prapa liderit Manchester City.
Blutë ndodhen në vend të dytë në renditje me 42 pikë, një më shumë se Redsat që mbajnë vendin e tretë. Në anën tjetër, Citizens janë shkëputur në krye të tabelës me 53 pikë.
Trajnerët në detyrë, Thomas Tuchel dhe Pepijn Lijnders, kanë bërë përzgjedhjet e tyre për këtë takim.
Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Chalobah, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Kovacic, Marcos Alonso; Mount, Havertz, Pulisic.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































