Formacionet bazë: Barca në kërkim të triumfit ndaj Leonesas

Barcelona është mysafir i Cultural Leonesas për ndeshjen e parë të 1/16 të finales të Kupës së Mbretit.
Kundërshtari i Blaugranëve bën gara në Segunda Division B – Group 1 (ligën e tretë në sistemin e futbollit spanjoll), ashtu që katalunasit janë favoritë për të triumfuar.
Skuadra e Ernesto Valverdes e kryeson kampionatin spanjoll me 21 pikë, nga gjashtë fitore, tri barazime dhe një humbje.
Ndeshja e fundit e Barcës ishte pikërisht derbi 'el Clasico' kundër Real Madridit, të cilin e fitoi me rezultat 5-1.
Formacioni startues i Leonesas: Palatsi, Saul, Nicho, Giez, Bernal, Vicente, Sergio M., Liberto, Aridane, Ortiz, Zelu.
Nuk ka dyshim se Blaugranët do të dëshirojnë të nxjerrin rezultat sa më të mirë, para ndeshjes kthyese që do të zhvillohet në Camp Nou. /Telegrafi/




















































