Forma fantastike në Euro 2020: Chelsea ofron 100 milionë euro për Chiesan te Juventusi

Chelsea raportohet se është tejet e interesuar në transferimin e Federico Chiesas nga Juventusi.
Skuadra londineze ka mbetur e impresionuar nga forma e italianit në Euro 2020, e që dëshiron ta ketë në radhët e tyre.
Sipas asaj që raporton gazetari i Bild, Christian Falk, Chelsea ka ofruar 100 milionë euro te Juventusi për Chiesan.
Edhe pse Juventusi nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat në drejtim të lojtarit, The Blues po tentojnë të arrijnë marrëveshje në çfarëdolloj mënyre.
Kontrata e Chiesas skadon ën vitin 2022, e që dëshira e lojtarit do të jetë akti përcaktues për të ardhmen.
Nëse italiani pranon pagë më të lartë se ajo që merr te Zonja e Vjetër, atëherë mund edhe të bindet që të kalojë në Stamford Bridge.
Kujtojmë se Juventusi po tenton transferimin e Emrson Palmierit, andaj edhe mund të ketë shkëmbim lojtarësh plus para nga ana e Chelseat. /Telegrafi/






















































