LAJMI I FUNDIT:

Foreign Affairs: Për paqe në Ballkan duhet krijuar Shqipëria e Madhe, Serbia dhe Kroacia

Foreign Affairs: Për paqe në Ballkan duhet krijuar Shqipëria e Madhe, Serbia dhe Kroacia

Revista e njohur amerikane Foreign Affairs ka publikuar analizën e situatës politike në vendet e ish Jugosllavisë, me autor Timothy Less.

Ai në analizë flet për ridefinim të kufijve, duke shkuar deri të ideja e krijimit të Shqipërisë së Madhe, Serbisë dhe Kroacisë, të gjitha këto me qëllim të arritjes së paqes së qëndrueshme, transmeton lajmi.net.


Koha është, thotë Less, për një ndryshim radikal në mënyrë që paqja të jetë afatgjate dhe të vendoset stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Nëse, siç thotë, Perëndimi, ashtu siç pohon, vërtetë dëshiron ruajtjen e paqes në Ballkan, atëherë ka ardhur momenti që qëndrimet pragmatike para idealizmave të fillojnë të zënë vend për idenë e krijimit të shteteve nacionale, popullata e të cilave do të mund të kënaqej me realizimin e interesave të veta politike.

Së pari, për shkak të ndarjes së Evropës, SHBA sërish duhet ta merr rolin udhëheqës dhe të mbështesë fragmentarizmin intern të shteteve multientike në parimin se si kërkojnë pakicat.

Në zhvillim e parë, Uashingtoni duhet ta pranojë ofertën e shqiptarëve për federalizmin e Maqedonisë dhe kërkesën e Kroacisë për vendosjen e entitetit të tretë në Bosnjë, vlerëson Less.

Më pas, në periudhën e dytë, shton ai, SHBA duhet të mundësojë që territoret e reja të kenë lidhje të afërta politike dhe ekonomike me fqinjët e vet, duke pranuar shtetësinë e dyfishtë dhe institucionet e përbashkëta, derisa formalisht mbesin më përbërje të shteteve në të cilat janë edhe tash, shkruan lajmi.net.

Në periudhën e tretë, përfundimtaren, duhet të mundësohet ndarja e atyre territoreve nga shtetet ekzistuese dhe bashkimi me shtetet amë, në fillim ndoshta si rajone autonome.

“Entiteti kroat” në Bosnje, shkuan Less, të bashkohet me Kroacinë, Republika Serbe dhe veriu i Kosovës me Serbisë, Lugina e Preshevës, Maqedonia Perëndimore dhe pjesa më e madhe e Kosovës me Shqipërinë.

Në ndërkohë, Mali i Zi, i cili mund të mbetet pa enklavat shqiptare, mund të mbetet shtet i pavarur ose të bashkohet me Serbinë. /Lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori