LAJMI I FUNDIT:

Fordi edhe një herë mban primatin në SHBA, Focusi vetura e preferuar e amerikanëve (Foto)

Fordi edhe një herë mban primatin në SHBA, Focusi vetura e preferuar e amerikanëve (Foto)

Fordi ka arritur që të jetë brendi me veturat më të shitura në SHBA në vitin 2017.

Janë rreth dy milionë e gjysmë vetura të shitura nga brendi me logo të kaltër.


Vitin 2017 Ford e mbylli si top brendi i veturave dhe më i preferuari nga blerësit në aspektin e volumit të shitjeve.

Konkurrenti më i afërt, Toyota, ishte 30 mijë vetura të shitura prapa në fund të dhjetorit, një diferencë prej 2500 veturave të shitura në muaj mesatarisht për vitin e kaluar.

Ford Focusi ishte vetura e preferuar për udhëtime që ishte hit i shitjeve në vitin 2017 në SHBA.

Focusi mbajti trendin e shitjeve në nivel të lartë në vitin 2017 duke mos pasur diferencë me atë që u cilësua si vit sensacional, vitin 2016.

Gjenerata aktuale e Ford Focusit ka qenë në prodhim që nga viti 2010, teksa së fundmi është lansua edhe versioni i përmirësuar i fokusit.

Ford Focusin e përmirësuar me veçori fantastike mund ta gjeni në Ford Kosova, distributorin e autorizuar të veturës më të shitur në Amerikë.

Tashmë është prezantuar edhe oferta e veçantë prej 4 mijë eurosh zbritje dhe të tjera benefite që mund të bëhen tuaja me rastin e blerjes së Ford Focusit të përmirësuar, një veturë që është e preferuar për popullin mik, amerikanët. /Telegrafi/