LAJMI I FUNDIT:

Ford thotë se do të shtyjë debutimin e Electric Explorer në Evropë me gjashtë muaj

Ford thotë se do të shtyjë debutimin e Electric Explorer në Evropë me gjashtë muaj

Ford thuhet se ka shtyer lansimin në treg të SUV-it tërësisht elektrik Explorer në Evropë me rreth gjysmë viti.

SUV kompakt me dy rreshta të ulëseve ishte planifikuar më parë për prezantim në fillim të vitit 2024.


Prodhimi fillestar i Ford Explorer EV, i cili bazohet në platformën MEB të Volkswagen, supozohej të fillonte këtë muaj pas pushimeve verore në Qendrën e Veturave Elektrike në Këln, të cilën Ford e kishte hapur në qershorin e 2023-shit, e ndjekur nga një rritje e ngadaltë për fillim e shitjeve në fillim të vitit 2024.

Sipas Kölnische Rundschau, me sa duket, fajin për vonesën e kanë rregulloret e reja globale të sigurisë për mjetet lëvizëse.

Gazeta e përditshme rajonale me bazë në Këln pretendon se Ford, vonesën për fuqinë punëtore të Qendrës së Veturave Elektrike të Këlnit e informoi më 10 gusht, raporton InsideEVs, përcjell Telegrafi.

Duke u bazuar në këtë raport, Ford ka vendosur që ta shtyjë lansimin e Explorer përafërsisht për 6 muaj në mënyrë që t’iu përmbahet rregullave të reja botërore për sigurinë, të cilat së shpejti do hyjnë në fuqi.

Prodhuesi amerikan i veturave ka vendosur që lansimin global të veturave ta bëjë sipas këtij standardi të ri, shtoi tutje gazeta në raportin e saj, por se brenda raportit nuk u dhanë detaje mbi “rregullat globale të sigurisë”, për të cilat Ford ka folur.

Bashkimi Evropian do të bëjë të detyrueshëm disa sisteme shtesë të asistencës për të gjitha veturat e reja duke filluar nga viti 2024. Për veturat e sapohomologuara ky detyrim është aplikuar tashmë që nga 6 korriku 2022 dhe nga viti 2024 do të zbatohet edhe për veturat me miratim më të vjetër.

Si rezultat i shtyrjes, Ford Explorer EV do të jetë i disponueshëm për blerje nga klientët vetëm “verën e ardhshme”, sipas Kölnische Rundschau. Ford kishte marrë para-porosi jodetyruese për Explorerin elektrik që nga prezantimi i modelit në mars 2023. /Telegrafi/