Sipas hulumtimeve të Ford, blerësit e rinj më shumë janë të interesuar në përformancë, se sa për shifrat e shpejtësisë dhe kohën për të cilën arrihet

Blerësit e rinjë, po dominojnë gjithnjë e më shumë në tregun e veturave dhe prodhuesit, duhet t’ju përshtaten sa më shumë kërkesave të tyre, transmeton Telegrafi.

“Veturat duket të përshtaten me ligjet për mbrojtjen e ambientit dhe të mos emetojnë gazra, mbi nivelin e lejuar, ndërsa brenda këtyre rregullave duhet arritur edhe shpejtësi të lartë”, ka thënë shefi i inxhinierëve në Ford, Dave Pericak.

Në bazë të gjetjeve që janë bërë gjatë studimeve, thuhet se më nuk është me rrëndësi se për sa kohë vetura e arrin shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, apo shpejtësia maksimale që ka.

Gjëja kryesore që kërkojnë gjeneratat e reja të blerësve, janë që vetura të jetë sa më praktike, të ketë lehtësime në vozitje dhe siguri të lartë.

“Mustang do të mbetet ashtu si është, por modelet që vijnë në të ardhmen nuk e kanë shënjestër arritjen e shpejtësisë së lartë, brenda një kohe të shkurtër”, ka shtuar Pericak.

Duke mos saktësuar se çfarë do të përmbajnë makinat e reja nga Ford, ai ka thënë se shpejtësia nuk është shënjestra që synohet të arrihet. /Telegrafi/