Ford Mustangu aktual, gjatë vitit të kaluar ka qenë vetura sportive më e shitur në botë, sipas një analize të bazuar në të dhënat e regjistrimit që i publikuar S&P Global Mobility.
Siç raporton Motor1, Ford ka arritur të plasojë në treg 70 mijë Mustang në mbarë botën gjatë vitit të kaluar, pavarësisht që kjo shifër nuk përfshin crossoverin elektrik Mach-E, transmeton Telegrafi.
Kjo kompani thotë se ishin pikërisht Shtetet e Bashkuara, që 76 për qind të shitjes së përgjithshme të Mustangut i realizoi. E tregjet në rritjen më të madhe të kërkesave për Mustangun ishin Zelanda e Re (mbi 54.3 për qind), Brazili (mbi 37.3 për qind) dhe Kareja e Jugut (mbi 16.6 për qind).
Mustagu është vetura më e shitur sportive në botë prej shtatë vitesh me radhë, pavarësisht që 2022-ta mund të jetë sfiduese për këtë veturë.
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, shitja e Mustangut në Shtetet e bashkuara ka rënë për 19 për qind, por modeli i Fordit mori kurorën si vetura më e shitur në vend me 13.986 njësi.
Në vendin e dytë është renditur Dodge Challenger me 11.124 vetura, i përcjellë nga Chervrolet Camaro me 6.710. Ndërkohë, puna në Mustang sa i përket prodhimit të gjeneratës së ardhshme po vazhdon dhe raportohet se do të jetë i gatshëm në vitin 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Pse së shpejti do të barazohen çmimet e veturave elektrike dhe ato me benzinë?!
Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!
Shoferi drejton Paganin në rrugët e përmbytura të Dubait
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi