LAJMI I FUNDIT:

Ford Mustang i ri pritet të shfaqet në skenë në vitin 2023

Ford Mustang i ri pritet të shfaqet në skenë në vitin 2023

Ford pritet t’u ofrojë klientëve një motor hibrid me gjeneratën e ardhshme dhe përmendet gjithashtu transferimi i fuqisë në të dy akset.

Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Ford, sipas burimeve të mirëinformuara, kompania amerikane e automobilave është duke përgatitur në masë të madhe gjeneratën e shtatë Mustang, i cili duhet të dalë në prodhim në gjysmën e parë të 2023.


Përveç motorëve të njohur me benzinë ​​me katër dhe tetë cilindra, Ford duhet t’u ofrojë klientëve në tregjet me standardet më të rrepta të emetimit të gazrave, Mustang, i cili do të fuqizohet nga një motor hibrid i panjohur deri më tani.

Elektrifikimi i plotë i paralajmëruar më parë i “kalit galopant” të famshëm të Fordit pritet në fund të vitit 2028. /Telegrafi/