LAJMI I FUNDIT:

Ford Mustang 2024mund të mbrojë këmbësorët me sistemin ‘Exit Warning’

Ford Mustang 2024mund të mbrojë këmbësorët me sistemin ‘Exit Warning’

“Exit Warning” është një veçori mjaft e mençur për të ndihmuar në zvogëlimin e përplasjeve të këmbësorëve në dyert e veturave, sidomos në ambientet urbane me turma të mëdha.

Kjo është ajo që në të vërtetë nënkupton “Exit Warning” në këtë kontekst – paralajmërimi i drejtuesve të mjeteve për njerëzit që i afrohen veturës.


Kur vetura parkohet, radari i integruar në Mustang do të zbulojë objekte që afrohen nga pjesa e pasme, e të cilat kanë një shpejtësi mbi 6kMh (4mph), raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.

Nëse diçka futet në zonën e rrezikshme, një njoftim paralajmërues do të shfaqet tek grumbulli i instrumenteve dhe pasqyra anësore, dhe me të do të lëshohet një tingull.

Përderisa një person ka një shpejtësi mesatare të ecjes prej afro 5kMh (3mph), sistemi synon zvogëlimin e përplasjes me çiklistët, drejtuesit e skuterëve dhe vrapuesit. Tutje sistemi aktivizohet kur vetura parkohet, dhe do të mbetet aktive deri në 3 minuta pasi fiket vetura.

Pasi që “Exit Warning” mbështetet tek radari i pasmë, ajo do të jetë në dispozicion vetëm tek Mustang-ët që i aplikojnë sistemet e asistimit të shoferëve.

Përderisa veçoria nuk mund të ketë aq kuptim për vozitësit nëpër zonat rurale, të gjithë ata që kalojnë shumicën e kohës në zonat e qytetit – qoftë si shofer apo çiklist – e di se rreziku ekziston tek rrugët e mbushura me veturat e parkuara paralelisht. /Telegrafi/