LAJMI I FUNDIT:

Ford GT me ekran sikur të makinave të garave, për njoftimin e shpejtësisë dhe marsheve (Video)

Ford GT me ekran sikur të makinave të garave, për njoftimin e shpejtësisë dhe marsheve (Video)

Prodhuesi amerikan ka vënë teknologji të lartë në modelin e ri GT, i cili po konsiderohet si vetura më e kompletuar e shekullit 21.

Pos pjesës së jashtme që përbehet nga metali me fibra karboni, linja që ia rrisin aerodinamikën dhe shumë elemente që e bëjnë më të përsosur, enterieri i kësaj super-veture është i veçantë, transmeton Telegrafi.


Në një video të publikuar së fundmi, është treguar ekrani gjigant, i cili ngjan me atë të vendosur në makina të garave.

Në të shfaqen qartë njësitë e shpejtësisë me të cilat po lëvizet, si dhe një kolonë që i tregon marshet nëpër të cilat po kalon vetura.

Pajisja digjitale e njofton shoferin për rrugën, e cila mund të jetë normale, e lagur, sportive, pistë garash apo V-Max.

Në bazë të këtyre pesë formave, drejtuesi i mjetit duhet të ketë kujdes se si duhet të vozisë, për të shmangur çdo të papritur gjatë udhëtimit. /Telegrafi/