LAJMI I FUNDIT:

Ford F-150 që mbushet me rrymë, ka një ndryshim të madh në pjesën e përparme

Ford F-150 që mbushet me rrymë, ka një ndryshim të madh në pjesën e përparme

Në pjesën e përparme që ka mbetur e zbrazët, mund të bëhen edhe ndryshime tjera

Kohë më parë, Ford ka bërë të ditur se do ta lansojë një F-150 që mbushet me rrymë, ndërsa versioni hibrid i këtij modeli, mund të lansohet pas një kohe, transmeton Telegrafi.


Gjatë një demonstrimi që e ka bërë më parë, Ford ka treguar, se si F-150 ka mundësi të tërheqë edhe një tren me vagonë të ngarkuar.

Derisa tani, Ford ka treguar se çfarë mund të bëjë me pjesën e përparme të kësaj makine, që ka mbetur e zbrazët, sepse nuk ka ndonjë motor që do duhej për ta vënë në funksion.

Sipas aplikimit për patentë, shihet se pjesa e përparme e makinës ka pësuar ndryshim të madh, pasi mund të hapet, por jo duke i ngritur kapakun sikur makinave të zakonshme.

Grilli i makinës mund të hapet në dy anë, prej nga dalin dy si shporta të mëdha që janë të ndriçuara, duke mundësuar të shihet se çfarë ka brenda.

Ky sistem, sikur në Ford F-150, pritet që në të ardhmen të jetë edhe në makina tjera që mbushen me rrymë, sepse është shumë praktik dhe i mirë. /Telegrafi/