LAJMI I FUNDIT:

Ford është duke punuar në dy makina të reja elektrike

Ford është duke punuar në dy makina të reja elektrike

Brenda një kohe të shkurtër, do t’i sjellë këto dy modele mjaft të fuqishme

Varësisht se si shikohet, Ford është ende mjaft larg një makine të përsosur elektrike, ndërsa në të njëjtën kohë, mund të thuhet se është duke punuar me përkushtim, që kur ta lansojë makinën me bateri, të ketë fuqinë e duhur, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ka filluar t’i lansojë këto makina, ka arritur të sjellë vetëm një Ford Mustang tërësisht elektrik dhe versionin elektrik të pickup F-150. Automotive News Canada ka bërë të ditur, se Ford është duke punuar në dy crossover elektrike, të bazuar në makinat Ford dhe Lincoln.

Derisa është duke punuar në këto dy makina elektrike, që për momentin kanë kodet CDX746 dhe CDX747, ishte thënë se do prodhoheshin në Meksikë, ndërsa më vonë u bë e ditur se do të prodhohen në Miçigan.

Burimet bëjnë të ditur, se makinat janë të bazuara në Ford Edge dhe Lincoln Nautilus, ndërsa do të kenë platformën elektrike të makinave Ford, kur të arrijnë më 2023.

Lansimi i tyre mund të behët edhe më herët, ndërsa pritet që të jenë të fuqishme dhe në përgjithësi shumë të mira. /Telegrafi/