LAJMI I FUNDIT:

Ford Escort ikonë i Princeshës Diana është shitur për 650 mijë funte

Ford Escort ikonë i Princeshës Diana është shitur për 650 mijë funte

Ford Escort ikonë i Princeshës Diana është shitur për 650 mijë funte (rreth 766 mijë euro) në një ankand.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Princesha e Uellsit ishte e njohur për drejtimin e Ford Escort RS Turbo të zezë për gati tre vjet nga gushti 1985.


Ford, me regjistrim C462FHK, u shit nga Silverstone Auctions në Warwickshire tek një blerës në Cheshire pas një lufte me oferta kundër dikujt në Dubai.

Është raportuar se oferta filloi me 100,000 funte dhe së shpejti u klasifikua si “makina e ditës” në shtëpinë e ankandeve me bazë në Leamington Spa të shtunën (27 gusht).

Sipas drejtuesit të ankandit Jonathan Humbert, automjeti ka “shkaktuar” numrin më të madh të ofertave telefonike në 12 vjet.

Princesha Diana shpesh ngiste makinën e saj ndërsa ndihmohej nga një “shoqërues”, i cili do të ulej në sediljen e pasagjerit.

Javën e ardhshme do të bëhen 25 vjet që kur ajo vdiq në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht 1997. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Kalo në kategori