LAJMI I FUNDIT:

Ford Bronco i ri, me mundësi t’i hiqen dyert dhe tavani (Foto)

Ford Bronco i ri, me mundësi t’i hiqen dyert dhe tavani (Foto)

Jeep Wrangler do të ketë rival të fuqishëm

Gjatë javë së kaluar, është bërë e ditur për krijimin dhe planet për lansimin e Ford Bronco me dizajn të ri, transmeton Telegrafi.


Eksterieri klasik me dy dyer, prerje të zakonshme dhe drita rrethore, nuk e dallonte shumë nga modelet tjera. Mirëpo, patenta për të cilën ka aplikuar Ford, ka mundësi t’i merr disa klientë nga Jeep Wrangler.

Në imazhet e dokumenteve të dorëzuara për patentë, shihet se Broncos së re për terrene të vështira, mund t’i hiqen dyert dhe tavani i butë.

Sa i përket dyerve, largohet vetëm sipërfaqja, por mbetet korniza që ofron siguri për të pranishmit, që nuk duan të vozisin me dyer të zakonshme.

Tavani është i përbërë nga dy shtresa, njëra nga pëlhura dhe tjetra nga rrjeta. Të dyja mund të mbështillen në fund, nëse udhëtarët duan të udhëtojnë nën qiell të hapur.

Kur vetura ndalon dhe udhëtarët duan të pushojnë, mund ta hapin shtresën nga rrjeta, që mund t’ju shërbejë për t’i mbrojtur nga dielli apo shiu.

Megjithëse Ford nuk i ka konfirmuar patentat për Bronco të ri, këto opsione janë shumë të pëlqyeshme dhe gjithkush do t’i donte në një makinë për të gjitha terrenet. /Telegrafi/