LAJMI I FUNDIT:

Forcat ukrainase publikojnë “pamjet e shkatërrimit të tankeve, pajisjeve ushtarake dhe artilerisë ruse”

Forcat ukrainase publikojnë “pamjet e shkatërrimit të tankeve, pajisjeve ushtarake dhe artilerisë ruse”

Pjesëtarët e forcave të armatosura të Ukrainës kanë publikuar në rrjetet sociale pamje që thuhet se tregojnë “shkatërrimin e tankeve, pajisjeve ushtarake dhe artilerisë ruse” në qytetin lindor të Izyum.

Ndonëse autenticiteti i videos nuk është konfirmuar, aty thuhet se janë shkatërruar 15 tanke dhe gjithsej 30 objektiva të armikut rus, përcjell Telegrafi.


Forcat ruse do të “shemben” brenda pak javësh, parashikon eksperti ushtarak britanik
Lexo po ashtu Forcat ruse do të “shemben” brenda pak javësh, parashikon eksperti ushtarak britanik

Ndryshe, më herët këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria ruse po bombardonte vazhdimisht dhe pamëshirshëm ndërtesat dhe zonat e banuara në lindje të vendit.

Zelensky i krahasoi sulmet në Izyum me situatën në Mariupol, një qytet port që u shkatërrua pasi ishte objektiv i sulmeve të përditshme që nga fillimi i agresionit rus.

Humbjet ruse janë 'kolosale' - thotë këshilltari i Zelensky
Lexo po ashtu Humbjet ruse janë 'kolosale' - thotë këshilltari i Zelensky

Edhe Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka vepruar “si i shthurur” në agresionin e tij në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori