LAJMI I FUNDIT:

Forcat speciale ukrainase publikojnë pamje nga lufta e ashpër në Bakhmut

Forcat speciale ukrainase publikojnë pamje nga lufta e ashpër në Bakhmut

Forcat speciale të ushtrisë ukrainase kanë publikuar pamjet e luftëtarëve të tyre, që po marrin pjesë në luftimet e ashpra në lindje të vendit – përkatësisht në qytetin Bakhmut.

“Videoja tregon një pjesë të vogël të punës që ushtarët tanë e kryejnë në këtë qytet, natyrisht ato që t’i tregohen opinionit. Lufta për qytetin për vazhdon”, thuhet në videon e postuar, transmeton Telegrafi.


Nga gushti i vitit të kaluar, Rusia po tenton ta marrë nën kontroll Bakhmutin, duke u përballur me kundërsulme të ushtrisë ukrainase.

Snajpëristët ukrainas eliminojnë ushtarët rusë në Bakhmut
Lexo po ashtu Snajpëristët ukrainas eliminojnë ushtarët rusë në Bakhmut

Në anën tjetër, kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin pretendonte përmes disa videove të publikuara, se grupi i tij ka arritur të kontrolloj qendrën e qytetit.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se forcat ukrainase do të tërhiqen nga Bakhmuti për të shmangur rrethimin – kuptohet nëse një gjë e tillë u kërkohet, por deri më tani nuk ka pasur nevojë. /Telegrafi/