LAJMI I FUNDIT:

Forcat speciale nga tetë vende të Ballkanit stërviten në Shqipëri

Forcat speciale nga tetë vende të Ballkanit stërviten në Shqipëri

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja Strong Balkan 2023. Stërvitja nis sot dhe do të zgjasë deri më 12 nëntor, ku njësitë më elitare të Forcave të Armatosura nga rajoni i Ballkanit, Forcat Speciale, janë mbledhur në Shqipëri.

Forcat Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku me qëllim për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, por edhe nivelin profesional, aftësimin taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë.


Fotot nga stërvitja e përbashkët janë ndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.

Ndërkohë nuk janë bërë publike emrat e shteteve pjesëmarrëse në stërvitje. /Telegrafi/