LAJMI I FUNDIT:

Forcat ruse do të “shemben” brenda pak javësh, parashikon eksperti ushtarak britanik

Forcat ruse do të “shemben” brenda pak javësh, parashikon eksperti ushtarak britanik

Sulmi i Rusisë mbi Donbas ka “filluar të dobësohet” dhe beteja për rajonin do të përfundojë brenda dy deri në katër javë, thotë eksperti ushtarak britanik, Dr. Mike Martin.

Studiuesi i luftës në King’s College në Londër mendon se “në thelb rusëve do t’u mbarojnë trupat dhe ukrainasit do të kundërsulmojnë”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Dhe rusët e kanë humbur një shans të vetëm për të marrë rajonin, beson ai.


Humbjet ruse janë 'kolosale' - thotë këshilltari i Zelensky
Lexo po ashtu Humbjet ruse janë 'kolosale' - thotë këshilltari i Zelensky

“Ata i tërhoqën të gjitha këto njësi të dëmtuara nga Kievi dhe më pas u përpoqën t’i rigrumbullonin për luftime në lindje”, shpjegon ai.

Por ata ishin “të mavijosur dhe dëmtuar” nga beteja për kryeqytetin ukrainas dhe Rusia nuk arriti t’i ndërtonte ato dhe “të bënte një manovër të guximshme”.

Dhe Martin vlerëson se ka pasur një “ndryshim të madh strategjik” në luftë, me Mbretërinë e Bashkuar që deklaron se qëllimi i saj është të largojë forcat ruse nga Ukraina, përfshirë Krimenë.

Ai shton se Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss është “gabim”, megjithatë, për të thënë se kjo do të duheshin 10 vjet, duke këmbëngulur: “Forcat ruse do të shemben përpara kësaj dhe ne do të shohim një grusht shteti”.

Ukrainasit kanë përmbytur qëllimisht fshatin e tyre për të ndaluar tanket ruse të arrijnë në Kiev
Lexo po ashtu Ukrainasit kanë përmbytur qëllimisht fshatin e tyre për të ndaluar tanket ruse të arrijnë në Kiev

Dhe me njoftimin e SHBA-së prej 33 miliardë dollarësh financim për Ukrainën, “ky është një sinjal jashtëzakonisht i qartë i qëllimit”, thotë Martin.

Kjo gjithashtu do të thotë se NATO dhe SHBA kanë vendosur që Vladimir Putin po bën “lojë” për përdorimin e armëve bërthamore nëse NATO-ja lëviz përpara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori