Forcat izraelite kanë bllokuar qarkullimin e ambulancave në Bregun Perëndimor, ka pretenduar “Gjysmëhëna e Kuqe” e Palestinës.

Përmes një video të publikuar në platformën X, organizata ka njoftuar se trupat izraelite kanë penguar lëvizjen e shërbimeve të emergjencës gjatë një sulmi pranë qytetit Tubas.


Ajo pretendon se ka "një numër të lartë të të plagosurve" në zonë, raporton skynews.

Kjo ndodh pasi ministria e Shëndetësisë palestineze raportoi se pesë persona janë vrarë nga forcat izraelite gjatë një sulmi pranë Tubas.

Nuk është e qartë nëse të dy deklaratat referohen në të njëjtën ngjarje.

Ka pasur rritje të dhunës në Rripin Perëndimor paralelisht me luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë. /Telegrafi/