LAJMI I FUNDIT:

Forcat Ajrore Amerikane do të kenë pistoletë tjetër, pas 35 vjetësh

Forcat Ajrore Amerikane do të kenë pistoletë tjetër, pas 35 vjetësh

Forcat Ajrore njoftuan së fundmi se së shpejti do të fillojnë me furnizimin me 125,000 pistoleta të reja, për të zëvendësuar armët e saj të epokës së Luftës së Ftohtë, M9.

Sipas autoriteteve, përcjell Telegrafi, furnizimi me pistoletat M18 9mm pritet të ndodhë deri në gusht të vitit 2022, sipas një njoftimi të lajmeve të Forcave Ajrore.


Siç bëhet e ditur, marrëveshja prej 22,1 milionë dollarë me Sig Sauer përfshin shërbime municioni dhe shërbime inxhinierike.

Ushtria i dha Sig Sauer një kontratë me vlerë deri në 580 milionë dollarë në fillim të vitit 2017 pasi kompania mundi në një konkurs Glock Inc., FN America dhe Beretta USA, prodhuesin e pistoletës aktuale të shërbimit M9 9mm.

Marrëveshja dhjetëvjeçare, siç thuhet më tej, nënkupton që Sig Sauer të furnizojë ushtrinë dhe shërbimet tjera me M17 dhe versionet M18 të pistoletës 9mm.

“Është e rëndësishme që Forcat Ajrore të SHBA-së të ecin përpara me përmirësimin dhe zëvendësimin e sistemeve të armëve për të mbajtur ritmin me kundërshtarët e mundshëm dhe të fusin teknologjinë dhe pajisjet më të mira të disponueshme për luftëtarët tanë”, citohet të ketë thënë Brian Lautzenheiser, drejtuesi i programeve në Zyrën e Programit të Armëve të Vogla. /Telegrafi/