LAJMI I FUNDIT:

Forbes publikon renditjen e dhjetë miliarderëve të dekadës – pasuria e tyre u shtua për 555 miliardë dollarë

Forbes publikon renditjen e dhjetë miliarderëve të dekadës – pasuria e tyre u shtua për 555 miliardë dollarë

Revista prestigjioze Forbes ka publikuar së fundi një renditje të miliarderëve më të mëdhenj të dekadës që lamë pas. Shumica e tyre janë të paktën 40 miliardë dollarë më të pasur se në vitin 2010, madje dhjetë më të pasurit shtuan në total rreth 555 miliardë dollarë në pasuritë e tyre.

Warren Buffet nga Berkshire Hathaway, për shembull e përfundoi vitin 2019 me një vlerë neto afërsisht 89 miliardë dollarë, duke u rritur me gati 42 miliardë dollarë që nga viti 2010, përcjell Telegrafi.


Ish-shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer nga ana tjetër, ia la rolin e tij shefit ekzekutiv aktual Satya Nadella në muajin shkurt të 2014-së pasi mbikëqyri rritjen për më shumë se një dekadë, por performanca në rënie e gjigantit teknologjik nuk e pengoi aspak atë të renditet sot si një ndër më të pasurit e dekadës.

Më “fukaraja” ka pasuri 29 miliardë dollarë, për më të pasurin mos të flasim: Kjo është pasuria e 30 njerëzve më të pasur në planet
Lexo po ashtu Më “fukaraja” ka pasuri 29 miliardë dollarë, për më të pasurin mos të flasim: Kjo është pasuria e 30 njerëzve më të pasur në planet

Jack Ma si ish-mësues anglishteje që u rrit i varfër në Kinë, sot është një nga më të pasurit e botës. Ai ka rreth 60 për qind të pasurisë së tij nga Alibaba, të cilën ai e krijoi 20 vjet më parë me 60 mijë dollarë. Ma e filloi dekadën me 1.2 miliard dollarë pasuri.

Jack Ma thotë se ka qenë më i lumtur kur nuk ishte miliarder
Lexo po ashtu Jack Ma thotë se ka qenë më i lumtur kur nuk ishte miliarder

Fituesi i vetëm nga më të mëdhenjtë që nuk e siguron pjesën më të madhe të pasurisë së tij nga aksionet e kompanisë që zotëron është Bill Gates.

Vizionari i softuerëve ka shitur ose dhuruar shumicën e aksioneve të Microsoft që e bënë të pasur dhe në vend të kësaj ka krijuar një perandori investimesh më të larmishme. Ai shtoi rreth 54.6 miliardë dollarë këtë dekadë, përcjell Telegrafi.

Gates kërkon të tatimohen edhe miliarderët: Hendeku ndërmjet pagave është shumë i thellë
Lexo po ashtu Gates kërkon të tatimohen edhe miliarderët: Hendeku ndërmjet pagave është shumë i thellë

Tetë nga dhjetë fituesit më të mëdhenj, apo rreth 80 për qind ose më shumë të pasurisë së tyre e sigurojnë nga aksionet në firmat që themeluan ose drejtuan më parë. Kjo përfshin jo vetëm Ballmer dhe Buffett, por edhe Mark Zuckerberg nga Facebook, Bernard Arnault nga LVMH dhe Jeff Bezos nga Amazon.

Pavarësisht se kaloi divorcin më të shtrenjtë në histori, Bezos është gjithashtu miliarderi më fitimet më të larta të kësaj dekade, duke shtuar rreth 97.4 miliardë dollarë që nga viti 2010. Ai tani është personi më i pasur në botë nga i 43-ti që figuronte në fillim të dekadës, përcjell Telegrafi.

Bezos vazhdon të jetë njeriu më i pasur në botë
Lexo po ashtu Bezos vazhdon të jetë njeriu më i pasur në botë

Kjo është renditja e dhjetë miliarderëve më të pasur përgjatë dekadës së fundit.

10. Jack Ma

Jack Ma, themelues i Alibaba

Rritje me 40.8 miliardë dollarë

Vlera neto e vitit 2019: 42 miliardë dollarë
Vlera neto e vitit 2010: 1.2 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Alibaba

9. Sergey Brin

Sergey Brin, bashkëthemelues i Google

Rritje me 41.3 miliardë dollarë

Vlera neto e vitit 2019: 58.8 miliardë dollarë
Vlera neto e vitit 2010: 17.5 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Google/Alphabet

8. Steve Ballmer

Steve Ballmer, ish-shef ekzekutiv në Microsoft

Rritje me 41.8 miliardë dollarë

Vlera neto e vitit 2019: 56.3 miliardë dollarë
Vlera neto e vitit 2010: 14.5 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Microsoft

7. Warren Buffett

Warren Buffett, themelues i Berkshire Hathaway

Rritje me 41.8 miliardë dollarë

Vlera neto e vitit 2019: 88.8 miliardë dollarë
Vlera neto e vitit 2010: 47 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Berkshire Hathaway

6. Larry Page

Larry Page, bashkëthemelues i Google

Rritje me 43.5 miliardë dollarë

Vlera neto e vitit 2019: 61 miliardë dollarë
Vlera neto e vitit 2010: 17.5 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Alphabet

5. Amancio Ortega

Amancio Ortega, themelues i Zara

Rritje me 49.9 miliardë dollarë

Vlera neto e vitit 2019: 74.9 miliardë dollarë
Vlera neto e vitit 2010: 25 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Inditex/Zara

4. Bill Gates

Bill Gates, themelues i Microsoft

Rritje me 54.6 miliardë dollarë

Vlera neto e vitit 2019: 107.6 miliardë dollarë
Vlera neto e vitit 2010: 53 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Microsoft

3. Mark Zuckerberg

Mark Zuckeberg, themelues i Facebook

Rritje me 68 miliardë dollarë

Vlera neto e vitit 2019: 72 miliardë dollarë
Vlera neto e vitit 2010: 4 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Facebook

2. Bernard Arnault

Bernard Arnault, themelues i LVMH

Rritje me 80.2 miliardë dollarë

Vlera neto e vitit 2019: 107.7 miliardë
Vlera neto e vitit 2010: 27.5 miliardë

Burimi i pasurisë: LVMH

1. Jeff Bezos

Jeff Bezos, themelues i Amazon

Rritje me 97.4 miliardë dollarë

Vlera neto e vitit 2019: 109.7 miliardë dollarë
Vlera neto e vitit 2010: 12.3 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Amazon