Fonseca nën presion, Allegri lidhet me rikthimin te Milani

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca është tashmë nën presion pas një fillimi të dobët të sezonit, dhe kjo ka ndezur spekulimet për rikthimin e mundshëm të Massimiliano Allegrit në “San Siro”. Milani fitoi vetëm një pikë në dy ndeshjet hapëse të Serie A të sezonit kundër Torinos dhe Parmës, kështu që Fonseca tashmë po vihet në dyshim nga tifozët dhe mediat . Tuttosport shkruan se fillimi i dobët i Milanit tashmë ka ndezur spekulime për rikthimin e mundshëm të Allegrit në klub.

Fillimi i Milanit ishte padyshim zhgënjyes, por portugezi është nën kontratë deri në qershor 2027 dhe të gjithë drejtorët e klubit po e mbështesin trajnerin e ri.












































