LAJMI I FUNDIT:

Fonseca afër të mbyll marrëveshjen me Newcastle United, kandidati kryesor për stolin

Fonseca afër të mbyll marrëveshjen me Newcastle United, kandidati kryesor për stolin

Steve Bruce  dhe Newcastle United, kanë ndarë rrugët, ndërsa pronarët e rinj thuhet se janë në bisedime të avancuara për të sjellë Paulo Fonseca si zëvendësim të mundshëm.

Puna e Bruce ishte në rrezik pas blerjes së klubi nga një investim nga Arabia Saudite, pasi qëllimi i pronarëve të rinj është të ringjallin një ekip që nuk ka arritur ende asnjë fitore në Ligën Premier këtë sezon.

Newcastle aktualisht është në vendin e dytë prej fundit në renditje dhe ka pranuar më shumë gola se çdo ekip tjetër në tetë ndeshjet e para të edicionit 2021/22.


Fonseca, objektivi kryesor  

Sipas Guardian, drejtoresha e re e Newcastle dhe aksionarja, Amanda Staveley, është e dhënë pas virtyteve të trajnerit Fonseca dhe klubi është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me teknikun portugez.

Pasi stërviti skuadra të ndryshme – duke përfshirë Porton dhe Romën- në vendin e tij të lindjes, Fonseca vendosi të provonte fatin e tij jashtë vendit dhe pasoi legjendën e Shakhtar Donetsk, Mircea Lucescu në skuadrën e ekipit ukrainas.

Magjia e tij te Shakhtar ishte e frytshme për sa i përket trofeve, pasi Fonseca fitoi tri herë titullin dhe kupën dhe e udhëhoqi skuadrën në 1/16 e Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/18.

Në vitin 2019, ai u nda me kampionët ukrainas për t’u bashkuar me Romën, ku qëndroi për disa sezone. Pavarësisht se nuk fitoi asgjë në skuadrën e Serie A, Fonseca ishte afër arritjes në finalen e sezonit të kaluar në Ligën e Evropës, por ata u eliminuan në gjysmëfinale nga Manchester United.

Interesi i Spurs dhe kandidatët e tjerë

Pas një fushate të trazuar 2020/21, Tottenham synonte të sillte Fonseca verën e kaluar, por marrëveshja përfundimisht ra, pavarësisht se të dyja palët kishin arritur një marrëveshje në parim.

Fonseca me durim priti shansin e tij për të trajnuar në Ligën Premier dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë klubi i Newcastle ai që do t’i japë atij këtë mundësi.

Sidoqoftë, Fonseca nuk është trajneri i vetëm në konsideratë për të zëvendësuar Bruce, me Roberto Martinez, Frank Lampard, Steven Gerrard dhe Eddie Hoëe të gjithë në radarin e Newcastle. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori