LAJMI I FUNDIT:

Fondi i Sigurisë mbahet konfidencial, opozita ka dyshime për prejardhjen e parave të grumbulluara

Fondi i Sigurisë mbahet konfidencial, opozita ka dyshime për prejardhjen e parave të grumbulluara

Qeveria e Kosovës, më 2 mars, ka themeluar Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë. 

Mjetet e grumbulluara në Fondin e Sigurisë duhet të jenë të njohura për publikun, thonë anëtarë të Komisionit për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.


Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se është e pa arsyeshme mjetet e derdhura në këtë fond të mbahen konfidenciale.

Anëtari i Komisionit për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes ka dyshime për mënyrën e grumbullimit të mjeteve.

“Kemi qëndrim unik rreth këtij fondi se është ilegal dhe se FSK nuk mund të financohet me të tilla para që nuk iu dihet prejardhja. Për kërkesën tonë si komision që të dihet më shumë dhe si po administrohet ky fond, kemi pasur vetëm një deklaratë që kanë qenë më shumë si talljet nga zhargoni i kryeministrit”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hisen Berisha.

Ai thotë se me të ardhur në pushtet PDK-ja do të themelojë një komision hetimor.

“Unë jam i bindur se këto para janë me prejardhje të dyshimta”, deklaroi deputeti i PDK-së, përcjell Telegrafi.

Edhe anëtari tjetër i Komisionit  për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, Anton Quni,  thotë se ka mungesë transparence për këtë fond.

“Për ngritjen e këtij fondi, mënyrat se si do të menaxhohet apo shpërndahet në të ardhmen ka mungesë të informatave. Unë mendoj se nuk duhet të ketë fshehje në këtë drejtim pasi asnjë vend nuk e ka sekret shtetërorë një çështje të tillë”, tha Quni.

"Fondi i Sigurisë" përplas opozitën, PDK e AAK me qëndrime të ndryshme rreth financimit të ushtrisë
Lexo po ashtu "Fondi i Sigurisë" përplas opozitën, PDK e AAK me qëndrime të ndryshme rreth financimit të ushtrisë

Sipas tij vendimi për fondin më shumë ka qenë presion publik pas zhvillimeve në Ukrainë.

Fondi do të menaxhohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe mjetet e grumbulluara do të përdoren për mbështetje të prioriteteve të Qeverisë, duke përfshirë fushën e mbrojtjes, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore apo ngjashëm bazuar në vlerësimin e ekzekutivit.

Mjetet e grumbulluar do të alokohen në Ministrinë e Mbrojtjes për shfrytëzim si buxhet shtesë dhe do të përdoren në përputhje me legjislacionin përkatës për financat publike.

Përndryshe, kjo nuk është here e parë që Qeveria Kurti ka krijuar një fond, në të cilin mund të kontribuojnë qytetarët.

Haradinaj sulmon eksponentët e PDK-së: “Çka jeni çu peshë kundër Fondit të Ushtrisë?”
Lexo po ashtu Haradinaj sulmon eksponentët e PDK-së: “Çka jeni çu peshë kundër Fondit të Ushtrisë?”

Në vitin 2020, Qeveria e parë e Kurtit kishte krijuar edhe një Fond Emergjent, ku ishin kërkuar mjete financiare nga diaspora e Kosovës për luftimin e COVID-19.

Në këtë Fond ishin grumbulluar mbi 700 mijë euro.

Në një nga mbledhjet e Qeverisë së Kosovës 360 mijë euro ishin ndarë për blerjen e aparaturave e disa për COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori