LAJMI I FUNDIT:

Fondi i Sigurisë, ekspertët flasin për llojet e armëve që Kosova mund t’i blejë

Fondi i Sigurisë, ekspertët flasin për llojet e armëve që Kosova mund t’i blejë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky fond është themeluar bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”.


Nuk ka shkuar shumë kohë dhe tashmë kanë filluar të jepen donacionet e para për të forcuar sigurinë shtetërore.

Njohës të fushës së sigurisë në Kosovë dhe analistë, kanë shprehur mendime të ndryshme në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini sa i përket nevojës se a është dashur themelimi i këtij fondi.

Eksperti i sigurisë, Shkëlzen Sopjani thotë se Fondi i Sigurisë nuk e zëvendëson buxhetin e shtetit për ushtrinë, por sipas tij ai është i mirëseardhur.

“Ky fond do të duhet të bëhej i obligueshëm me ligj në të ardhmen. Gjermania e ka pasur një ligj që qytetarët kanë dhënë rreth 5% të pagës për ringritje të vendit. Jemi në një fazë kritike të sigurisë dhe Kosovës do t’i shtohen dita-ditës shpenzimet për sigurinë”, deklaroi Sopjani.

Kreshnik Gashi nga BIRN thotë se shteti fokusin do të duhej ta kishte në zbutjen e evazionit fiskal, në mënyrë që këto fonde të ridrejtohen për mbrojtje.

“Shteti dështon në një masë të madhe në mbledhjen e të hyrave. Nuk jam kundër donacioneve që japin njerëzit për fuqizimin e shtetit. Kosova brenda vitit humb rreth 400 milionë euro nga ekonomia e zezë. Sot do të ishte partiotike që të kërkohej kupon fiskal për çdo blerje. Me këto të ardhura nuk do të kishim problem në financimin e ushtrisë”, deklaroi Gashi.

Ai thotë se Kosova ka vetëm 400 ushtarë derisa sipas tij tjerët janë për operacione tjera.

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli thotë se tani është momentumi që të forcohet ushtria e Kosovës.

“Ne kemi paraparë qysh moti se duhet themeluar një fond për mbrojtjen pasi buxheti nuk mund të plotësojë të gjitha nevojat…Rrethanat kanë ndryshuar. Ato nuk janë të njëjta as para dy javëve e lëre më siç ishin para një viti. Vendimi për këtë fond është mirë i studiuar”.

Nga ana tjetër analisti Dardan Gashi thotë se Kurti e ka në dorë që të ndajë 3 miliardë euro për ushtri.

“Kurti po e ndanë përgjegjësinë me popullin…Me paratë e fondit nuk mund të blihen armë sepse s’na lejon ligji. Kjo është propagandë e Kurtit pasi nuk ki të drejtë të blesh armë e nuk ki as njerëz”, deklaroi Gashi.

Ish oficeri ushtarak, Fadil Demiri thotë se pavarësisht që është për t’u vlerësuar që Qeveria Kurti ka arritur ta çojë në 100 milionë euro buxhetin e ushtrisë, sipas tij është i pamjaftueshëm në këtë fazë.

Ai ka treguar se çfarë armë ka të drejtë të blejë Kosova.

“Është një plan se çfarë lloj arme do të blihen. Ne jemi duke ndërtuar një ushtri me aftësi mbrojtëse. Armët për ushtri mbrojtëse janë kundërajrorët, kundërtanket, sistemet e komunikimeve, radarët, dronët etj. Të gjitha këto pajisje nuk është se kushtojnë qindra miliarda. Duhet shfrytëzuar momentumi dhe bashkë me partnerët ndërkombëtarë të na lejojnë t’i blejmë edhe pajisjet që deri më tani i kemi pasur të ndaluara…Droni është parimisht armë mbrojtëse, por ai mund të përdoret edhe për sulm”, deklaroi tutje Demiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori