LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Golden Eagle me projekt të ri në mbështetje të ndërmarrësve të ri

Fondacioni Golden Eagle me projekt të ri në mbështetje të ndërmarrësve të ri

Fondacioni Golden Eagle ju fton ta jetësoni ëndrrën tuaj nëpërmjet Golden Idea.

GOLDEN IDEA është mundësia e gjithsecilit që ka një ide biznesi mirëpo i nevojitet mbështetje për ta realizuar atë.

GOLDEN IDEA është gara e madhe për idenë më kreative dhe inovative për start-up, është mundësia e artë për ti jetësuar ëndrrat e ndalura në gjysmë.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata që kanë ide biznesi pa marrë parasysh moshe apo gjinie.

Forma e aplikimit është shumë e thjeshtë, shkruani idenë tuaj të biznesit në jo më shumë se 500 fjalë dhe dërgojeni atë në goldenidea@goldeneagle-ks.com.

Të gjitha aplikimet do të shikohen dhe vlerësohen nga juria profesioniste dhe pastaj gara e madhe do të zhvillohet në televizionin ATV, ku  për çdo edicion katër gjysmë finalistët do të financohen me nga 1000 euro, ndërsa GOLDEN IDEA me 20,000 euro për themelimin dhe zhvillimin e biznesit.

Çdo javë në ATV gara e madhe për idenë më të mirë.

Artikull i sponzorizuar