LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni BONEVET pranon mirënjohje nga Komuna e Vitisë

Fondacioni BONEVET pranon mirënjohje nga Komuna e Vitisë

Duke treguar sukses, ndikim pozitiv dhe rritje të pjesëmarrësve çdo vit në Garën e Robotikës – Kosova Makers League, që organizohet nga BONEVET, Komuna e Vitisë ka ndarë mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës në këtë garë nga shkolla ‘’Dëshmorët e Vitisë’’. Zëvendës Kryetari i Komunës së Vitisë, Halit Aliu dhe Drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim, z. Basri Aliu kanë ndarë mirënjohje për nxënësit të cilët kanë treguar suksese dhe një mirënjohje e veçantë i është dedikuar edhe organizatës BONEVET e cila organizon gara të tilla, të cilën në emër të saj e ka pranuar mësimdhënësi Burim Jashari.

“Eksperienca ime në Garën e Robotikës – Kosova Makers League dhe e nxënësve në ekipet të cilat i kam mentoruar ka qenë e mrekullueshme dhe shumë e dobishme. Ajo që vlen të ceket është që djemtë dhe vajzat, nxënës që kanë marrë pjesë në dy vitet e kaluara tani më janë në shkollat e mesme profesionale, duke u orientuar në fushën e teknologjisë dhe duke synuar që të mbarojnë edhe studimet universitare në këtë lëmi. Që nga hera e parë kur është mbajtur Gara e Robotikës, është vërejtur një rritje e dukshme e interesimit të nxënësve për kodim, teknologji, eksplorim dhe inovacion, andaj kjo është edhe arsyeja që na mban të motivuar dhe aktiv për të vazhduar tutje”- Burim Jashari.


Marrë parasysh situatën aktuale me të cilën është duke u përballur mbarë bota, edhe Gara e Robotikës (KML) ka zhvendosur të gjitha aktivitetet fizike në ato online. Me qëllim që në asnjë moment të mos ndalet edukimi i fëmijëve, fillimisht ekipi entuziast i KML ka krijuar platformën KML Scratch Explorers, platformë kjo që i’u mundëson fëmijëve të mendojnë në mënyrë kreative dhe të krijojnë projektet e tyre online.

Me temën ‘’Udhëtimi i robotëve në hapësirë dhe kthimi i tyre në tokë’’, në shtator të këtij viti, Kosova Makers League filloi edicionin e tretë me radhë online. Kjo garë mbledhë fëmijë të shkollave fillore nga mbarë Kosova, të cikleve shkollore të ndryshme (klasët 1-5 dhe klasët 6-9), ku përmes gjuhës programuese Scratch atyre i’u kërkohet të programojnë dhe ndërtojnë robotët e tyre në mënyrë që t’i përgatisin ata për udhëtimin në hapësirë.

BONEVET falënderon Komunën e Vitisë për mirënjohjen e ndarë dhe gjithashtu përgëzon nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Vitisë” për angazhimin dhe sukseset e tyre, së bashku me z. Jashari, i cili me përkushtim ka punuar me nxënësit.

Për më shumë informata rreth Garës më të madhe të Robotikës në Kosovë (KML), vizitoni linkun: https://www.kosovamakers.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova pothuajse

Kosova pothuajse "në fund të pusit", publikohen rezultatet e testit PISA

Lajme
Publikohet dokumenti i kërkesës për divorc i Liridonës dhe Naimit në Suedi

Publikohet dokumenti i kërkesës për divorc i Liridonës dhe Naimit në Suedi

Lajme
Udhëtimi pa viza nga 1 janari - sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?

Udhëtimi pa viza nga 1 janari - sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?

Lajme
Nëna e Marigona Osmanit vitin e kaluar kishte denoncuar në polici Dardan Krivaqën për kanosje, Prokuroria konfirmon se ka zhvilluar hetime

Nëna e Marigona Osmanit vitin e kaluar kishte denoncuar në polici Dardan Krivaqën për kanosje, Prokuroria konfirmon se ka zhvilluar hetime

Jehona Hulaj
Kosova shënoi rënie në PISA, reagon ORCA: Katastrofë arsimore, analfabetizmi në rritje

Kosova shënoi rënie në PISA, reagon ORCA: Katastrofë arsimore, analfabetizmi në rritje

Lajme
Vendet mike dhe armike për Shqipërinë, dalin të dhëna nga Barometri

Vendet mike dhe armike për Shqipërinë, dalin të dhëna nga Barometri

Lajme
Kalo në kategori