LAJMI I FUNDIT:

Folësja e rradhës në AllWeb Albania 2018 do të jetë specialistja e marketingut dixhital, Barbara Slade Jagodic

Folësja e rradhës në AllWeb Albania 2018 do të jetë specialistja e marketingut dixhital, Barbara Slade Jagodic

Barbara Slade Jagodic është folësja e re që konfirmohet në Konferencën e Marketingut Dixhital AllWeb.

Barbara është konsulente e marketingut dixhital, SEO copywriter dhe pedadoge. “Zonja e Marketingut”, që shkëlqen në komunikimin dixhital. Ajo është nga gazetaret e para në web si dhe menaxhere e komunitetit në Kroaci.

Konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, AllWeb po përgatitet për edicionin e saj të tretë. Tashmë prej 2 vitesh si organizim, AllWeb është konferenca që i tejkaloi pritshmëritë duke ndikuar fuqishëm në skenën shqiptare të zhvillimit të Marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore nga folës Ndërkombëtarë / Rajonalë dhe vendas. Ju njohim me folëse e rradhës, Barbara Slade Jagodic.

Në një nivel ndërkombëtar, projektet e saj janë vlerësuar me çmimin e parë në fushën e marketingut të përmbajtjes. Specialitetet e saj përfshijnë menaxhimin e projekteve në web, SEO copywritting, marketingun e përmbajtjes, PR dhe marketingun në mediat sociale. Me pak fjalë, ajo i bën faqet e internetit të dukshme në motorin e kërkimit Google dhe të njohura në platformat e mediave sociale.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare. Ky është viti i tretë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Për më tepër informacion kontaktoni me: Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al, si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk.