LAJMI I FUNDIT:

Ekspertë eminentë nga gjithë bota, do të flasin në Shkup për trendet e reja të marketingut digjital

Ekspertë eminentë nga gjithë bota, do të flasin në Shkup për trendet e reja të marketingut digjital

Më 18 nëntor do të mbahet konferenca për marketing digjital. Kjo konferencë do të organizohet në formë që deri tani i ka pëlqyer publikut dhe profesionistëve të marketingut, duke përzier prezentime, diskutime dhe shpërndarje të diturive dhe përvojave të folësve që do të prezentojnë në konferencën ”Allweb”.

Mënyrat se si përdoren telefonat e mençur për marketing, komunikimi në lëvizje me klientët, gjetja e kanaleve të reja për komunikim dhe shumë tema tjera do të jenë risitë e kësaj konference.

”Të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin prezentimet e Scott Morrison i cili ka punuar për Diesel, Starbucks, Red Bull, Absolut, TK Maxx, ITV dhe shumë kompani tjera. Gjithashtu për këtë edicion do ta kemi Mike Butcher nga TechCrunch, Mark Turnbull nga SCL Group. Në skenë do të ngjiten edhe profesionistë nga Deutsche Telekom, Socialbakers, Agrokor por ajo që bie në sy është përgatitja e tyre që do ta ndajnë me audiencën e publikut në Shkup.” thotë Darko Buldioski, drejtori i programit të konferencës Allweb.

Ka interes të madh për këtë konferencë pasi në këtë konferencë nuk mund të përshkruhen anët pozitive që mund t’i fitojë kompania apo personi që do të merr pjesë, shton Buldioski.

Biletat për këtë konferencë janë në shitje dhe më shumë informacione mund të gjeni në ueb faqen zyrtare të konferencës: www.allweb.mk

Për më shumë informacione mund të kontaktoni me: Darko Buldioski në 00389 30 70 40 ose me email: darko@newmedia.mk