LAJMI I FUNDIT:

Fol në emrin tënd, jo tonin, i thotë Ramës ambasadori Lu

Fol në emrin tënd, jo tonin, i thotë Ramës ambasadori Lu

“Kryeministri Rama duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e ministrit Xhafaj”, tha Lu

Fatmir Xhafaj u mbrojt nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes ambasadorit amerikan, Donald Lu.


“Nëse do të kishte një grimcë të vërtete lidhur me përgjegjësi të ministrit tonë të brendshëm përpara se të kishin folur këta do të kishte folur miku ynë, ambasadori amerikan”, tha një ditë më parë në Kuvend Rama.

Por 24 orë më pas Donald Lu i vuri kryeministrit kufirin tek thana, shkruan tch.

“Kryeministri Rama duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e ministrit Xhafaj”, tha Lu.

Edi Rama nuk vonoi t’i ndante punët.

“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur me mua”, reagoi Rama.

Gjatë së premtes, debati mes palëve në politikë vijoi sërish për pikën “F” të nenin 490 të kodit të procedurws Penale që siç akuzoi Partia Demokratike, Fatmir Xhafa e klasifikuar për të mbrojtur vëllain. Në “Facebook”, Vasilika Hysi tha se neni aktual është i njëjtë me atë të miratuar në Komisionin e Ligjeve.

“Neni që është kazusi i radhës i opozitës është reflektim i konventës se ekstradimit, protokolli shtesë. Kur një projekt-ligj pëson shumë ndryshime, miratohet si variant integral. Në komision është votuar varianti që është në fuqi”, tha Hysi.

Por PD tha se kjo nuk tregohet nga dokumentet zyrtare. Sipas tyre me këtë nen nuk respektohet as Konventa për ekstradimin.

“Ekstradimi mund të refuzohet, vetëm në ato raste kur Shqipëria mendon se procedurat e gjykimit në një çështje konkrete nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale. Në këtë rast, kërkohet garancia për rigjykim”, u shpreh Alibeaj.

Ndërsa që prej 1 gushtit kodi i procedurës Penale është bërë pengesë edhe për ata të dënuar që e kanë pasur mbrojtjen minimale me avokatë për të cilën flet Konventa. Të tillë e ka pasur mbrojtjen Agron Xhafa, dënuar nga tre shkallët e gjyqësorit italian me 7 vjet burg.

“Asnjë vend i Bashkimit Europian apo SHBA, nuk jep garanci për rigjykim në raste të tilla. Kjo nënkupton që personi i dënuar as nuk ekstradohet dhe as nuk e vuan dënimin në burgjet shqiptare”, tha Gazmend Bardhi.

Demokratët thanë se këto janë fakte publike të pakundërshtueshme për të cilat prokuroria duhet të veprojë ndaj Fatmir Xhafës. Ndërsa Petrit Vasili, partia e të cilit ishte qeverisëse kur kodi i procedurës penale është miratuar, kërkon që të hetohet edhe nga Parlamenti se çfarë ka ndodhur dhe neni në fjalë të ndryshojë.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori