LAJMI I FUNDIT:

FMN paralajmëron për rrezikun e luftës tregtare

FMN paralajmëron për rrezikun e luftës tregtare

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bënë thirrje vendeve që të pajtohen mbi taksën “e domosdoshme” botërore për të ardhurat e korporatave.

FMN po ashtu paralajmëron se mungesa e saj mund të çojë në taksa kaotike ose luftë tregtare pa rregulla botërore.


“Veçanërisht jemi optimistë për një marrëveshje botërore mbi tatimin e të ardhurave të korporatave në vitin 2021”, tha drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva.

Ajo theksoi se e gjithë bota po përballet me dy kriza shkatërruese dhe shumë të kushtueshme të shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe ndryshimet klimatike.

“Këto nevoja urgjente u bashkuan me frymën e rizgjuar të multilateralizmit japin një mundësi unike për të rimenduar dhe rregulluar sistemin ndërkombëtar të taksave, për të krijuar një sistem që vërtet është i përshtatshëm për shekullin e XXI-të”, tha ajo.

Georgieva shtoi se qasja shumëpalëshe do të ishte mënyra e vetme për të siguruar që kompanitë shumëkombëshe me shumë fitime të paguajnë taksë të mjaftueshme dhe që ata t’u paguajnë vendeve ku ata kanë angazhime të konsiderueshme, përfshirë vendet me zhvillim me të ardhura të ulëta.

“Sistemi ndërkombëtar i taksave të korporatave është bërë aq i errët dhe i shtrembëruar. Por, ne kemi një mundësi të veçantë këtë vit që t’i sjellim dritën e thjeshtësisë dhe drejtësisë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/