LAJMI I FUNDIT:

FMN ofron mbështetje për ATK-në

FMN ofron mbështetje për ATK-në

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri është takuar me kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë, Enrico Aav.

Ky takim është zhvilluar me qëllim të diskutimit të procesit të bashkimit ATK-DK nga perspektiva e ATK, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për vitin 2017.


FMN-ja, ka ofruar mbështetje për ATK ne shume fusha, përfshi organizimin struktural te ATK-se, ngritjen e përmbushjes vullnetare, menaxhimin e borxheve, menaxhimin e rrezikut, modernizimin e njësisë së tatimpaguesve të mëdhenj, Raporti TADAT – performanca institucionale në përgjithësi, hartimin e Planit Strategjik dhe Strategjisë së Përmbushjes, si dhe në temat lidhur me sektorin bankar.

Drejtori Imeri, falënderoi kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë, Enrico Aav për mbështetjen e deritanishme të FMN-së, në procese të rëndësishme që ka pasur Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë takimit të dyja palët u dakorduan për mbështetjen e mëtutjeshme në fushat potenciale ku ATK ka nevojë për ekspertizë.
/Telegrafi/